TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kanë zhvilluar sot një takim në selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi, i cili zgjati rreth 3 orë, kishte në fokus zhvillimet politike, ndërkohë që ende nuk ka një kompromis për reformën zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në tryezë prej janarit pas një marrëveshje që solli ngritjen e këshillit politik mes opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës dhe opozitës parlamentare.

Dakordësia nuk është gjetur ende për depolitizimin e administratës zgjedhore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb