Analisti Roland Lami pohoi se e sheh pesimist çështjen e zgjedhjeve me cilësi në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lami deklaroi se dy partitë kryesore në vend kontrollojnë sistemin zgjedhor dhe se fati i sistemit varet nga këto dy forca.

“Fakti se me palet ulen nderkombetaret, duket se palet nuk po gjejne konsensus. Çdo faktor ndërkombëtar është i detyruar që të ulet me këto palë. Unë e shoh pesimiste se si mund të jetë fati i cilësisë së zgjedhjeve, ku palët nuk kanë vullnet dhe si besojnë njëri-tjetrit. Ne kemi dhe një fakt ku dy partitë kryesore kontrollojnë sistemin për të cilin ne flasim, dhe as që duan ta lëshojnë. Siç është administrata publike apo votimi elektronik. Fakti që se kërkojnë këtë gjë, tregon se duan të që të jenë prezent që ta kontrollojnë ata. Fati i një sistemi varet nga këto dy parti. Çdo parti tjetër që tenton të çajë sistemin, s’ka fuqi dhe forcë që të hyjë në parlament. Nuk shoh se ka cilësi në zgjedhje që kemi pasur më përpara.”, tha Lami.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb