Analisti Skënder Minxhozi duke u ndalur tek diskutimet për reformën zgjedhore pohoi se situata është absurde dhe si ngjan deri më tani asnjë precedenti.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Minxhozi tha se ka një dëshirë popullore për dalje nga listat e mbyllura, ndërsa shtoi se 95 % e deputetëve zgjidhen nga partitë ende pa u bërë zgjedhjet.

“Është një reformë zgjedhore, krejt atipike. Si ngjan asnjë precedenti mesa mban mend. Është situatë absurde, pasi njëra nga palët që është në tavolinë dhe vendos, nuk ka fare vota. Është krejtësisht e zhveshur nga mandatet, por ka peshë reale. Në parlament ka një zgjatim të listës së saj, dhe që shihet si pjesë rebele. Duhet në këto momente, pasi mund të bëjë numerikisht punë. Kemi disa faktorë që e turbullojnë situatën, ku është një vijë të tretë. Kemi një opozitë që vazhdon të jetë hezituese, si kryetari i saj. Vazhdon të ketë dilemat e ribashkimit apo jo, që ka lënë potenciale jashtë, ku me ta mund të kthehet pulsi i të djathtës në përgjithësi. Është tamam si një lojë shahu, nëse unë lëviz një ushtar, çfarë do më japin mua pas 10 lëvizjesh. Nëse mbajmë listat e mbyllura, cilat janë pasojat?! Ka një dëshirë popullore, që duket flu, por është e prekshme, për të paktën një nga element; për daljen nga listat e mbyllura, pasi janë lista të burgosura që emërojnë 95 % e deputetëve pa u bërë zgjedhjet akoma.”,- pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb