TIRANE- Kuvendi miratoi dje përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Komisioni do drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe tjetri nga Partia Demokratike, ndërsa anëtarësia e tij ka përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës, me nga pesë anëtarë secila.

Përfaqësuesit e maxhorancës janë nga PS-ja, Bashkim Fino, si bashkryetar i komisionit, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, nga LSI do të jetë Petrit Vasili, ndërsa nga PDIU, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë nga PD-ja do të jetë Oerd Bylykbashin, bashkëkryetar dhe anëtarë Gent Strazimirin, Eduard Halimin dhe Arben Ristanin, ndërsa nga PR-ja, pjesë e komisionit do të jetë Fatmir Mediu.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb