Nënkryetari i PR, Blendi Sulaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” të News24 ka thënë se qëllimi i Reformës Zgjedhore është për ndalimin e manipulimit të zgjedhjeve si dhe ndalimin e qeverisë për të futur duart në zgjedhje.

Sipas tij kjo Reformë nuk ka të bëjë me sistemin zgjedhor, dhe ajo duhet bërë më vonë në disa etapa. Sulaj shton se për qëllimet e opozitës gjatë kësaj Reforme Zgjedhore duhet një qeveri tranzitore 6 muaj para zgjedhjeve që të garantojë zgjedhjet dhe vullnetin e qytetarëve.

Sulaj personalisht u shpreh se është për lista të hapura, por kjo vendoset nga opozita dhe PR që qëllim primar kanë ardhjen në pushtet të së djathtës.

 

”Duhet të kujtojmë që mazhoranca, ndryshoi qëndrimin 2-3 herë për ta votuar palët në Kuvend. Në korrik. U ndryshua. Pamë që ishte një verison jo amerikan. Nuk ishte amerikan, dhe prap me dakordësim u votua më 21 korrik. Dua të tregoj që mazhoranca nuk ka bërë asnjëherë një Reformë që të ishte jopolitike. Gjithmonë ka pasur vullnet të kapë Reformën.
Në poste kyçe ka vendosur përfaqësues të mazhorancës. Pastaj nëse do ketë një marrëveshje për vrasjen e Reformës në Drejtësi, opozita nuk është palë. Opozita mund të mbështesë çdo propozim për Reformën në Drejtësi. Mjetet i ka mazhoranca. Një palë që nuk ka asnjë në dorë, dhe një palë që i ka të gjitha në dorë dhe themi ore kush po e ndalon.
Unë mendoj që Reforma është shumë e rëndësishme. Qeveria ka keqinformuar ndërkombëtarët për opozitën.
Kemi rastin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLD etj. Nuk mund të pranojmë që mazhoranca është pro Reformës në Drejtësi. Pastaj mesazhin e SHBA e dinë ata. Ambasada e SHba ka të drejtën legjitime sepse është investuar. Palë nuk është opozita. Opozita nuk ka asnjë gjë në dorë. Ka vetëm fjalën e lirë për të mbështetur Reformën me fuqinë që ka. Ne nuk jemi as pjesë e Komisionit të Ligjeve, as Kuvendit.

Më e rëndësishme se afatet është produkti. Jemi brenda afatit kushetues. E rëndësishme është që palët të vijojnë të ulen edhe pas Teatrit. Qytetarët duan mbrojtjen e votës së lirë. Atë që ne pamë është vjedhja e votës, vullneti i qytetarëve. Palët vendosën një vijë dhe trajektore por do dëgjojmë edhe ndërkombëtarët. Duhet të dëgjojmë sugjerimet e SHBA pasi janë më të vyerat. Ata na kanë ndihmuar të formojmë demokracinë, nëse nuk i dëgjojmë atëhere do bëjmë gabim si opozitë. Duhet një bazë e rëndësishme, puna të jetë e shpejtë, të jetë e shpejtë por jo gabim, dhe një produkt dinjitoz me parlament dinjitoz.

Nuk është e rëndësishme që brenda Reformës të fusim shumë pikë. Nuk mund të fusin referendumin dhe Kodin Zgjedhor. Kjo punë që ka nisur të çohet deri në fund. çdo Kod Zgjedhor për të sjellë deputetë të rinj dhe qeverisje të re. Edhe këtë kod që kemi sot nuk është zbatuar siç është shkruar. Problemi më i madh është që ka kriminelë në parlament. Këto probleme zgjidhen me ligjin e dekriminalizimit. Kjo nga një palë nuk u respektua.
Personalisht jam për lista të hapura ku qytetari vendos për individin. Listat e Hapura janë shumë mirë. Por analizën e bëjnë ekspertët. Por kjo nuk më takon mua ta them. Ekspertët e opozitës që janë aty nga çdo parti oppozitare mund të vendosin se cili është sistemi më i mirë për opozitën.
E rëndësishme është që t’i priten duart qeverisë që mos futë duart në zgjedhje. Etapa e ditës së votimit të sistemit zgjedhor të ndahet në disa etapa. Të ndërpresim manipulimin e zgjedhjeve, futjen e duarve nga qeveria. Pra duhet qeveria tranzitore. E rëndësishme që e djathta të fitojë. Për mua është e rëndësishme që e djathta të jeë në pushtet sepse ne liberalizuam vizat, futëm Shqipërinë në NATO, bashkuam shqiptarët me Rrugën e Kombit.

Nuk e kam studiuar referendumin. Nuk e di. Teatri Kombëtar është çështje komplekse dhe nuk ka nevojë për referendum sepse të gjithë janë kundër qeverisë për këtë. Tregoi frikën e madhe që ka qeveria. çfarëdo lloj referendumi të bëhet, Edi Rama do bëjë atë që do vetë. Në kushtet ku askush nuk e kontrollon dot, ti mund të fitosh referendumin, ai prap do e bëjë. ”- tha Sulaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb