TIRANË

Nuk ka ende shenja afrimi mes maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Si maxhoranca dhe opozita vazhdojnë procesin pa njëra-tjetrën.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se opozita do të mbledh grupin e punës për reformën zgjedhore ditën e martë në mesditë.

Mësohet se në këtë mbledhje do të shqyrtohen propozimet e anëtarëve për çështjet që lidhen me fushatën dhe median.

Gjithashtu në mbledhjen e dytë të këtij grupi i punës, do të ketë raportim mbi platformën për adresimin e rekomandimeve të ODIHR që kanë të bëjnë me vullnetin politik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb