Kur debati për reformën zgjedhore është hapur 45 parti të vogla kërkojnë ndryshimin e sistemit aktual. Në draftin e hartuar dhe që do i dorëzohet ndërkombëtarëve dhe komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore partitë e vogla kërkojnë sistem me korrektim kombëtar për të mundësuar përfaqësim real të votës së shqiptarëve.

“Deklarimet e kryetarit të PS-së për komisionet zgjedhore partiake si dhe fushata pa reklama dhe kosto qe nuk justifikohet për gjendjen ekonomike të votuesve shpresojmë që të vlerësohet nga komisioni me vullnet të mirë dhe në të mirë të të gjithë shqiptarëve. Nevoja që komisioni për reformën zgjedhore të jetë gjithëpërfshirës me pjesëmarrje jo vetëm deputetë, përfaqësues nga shoqëria civile, teknicien dhe njohës të proceseve por të vlerësohen edhe kërkesa dhe kontributi i grupimit të subjekteve përmes tre anëtarëve përfaqësues në këtë komision. Ndaj i drejtohemi komisionit parlamentar në vëmendje faktorëve vendorë ndërkombëtarë”, thotë Eduart Abazi, Kryetar i Aleancës Demokratike.

Partitë e vogla kërkojnë:
1- Sistem me korrektim kombëtarë për të mundësuar përfaqësimin real të votës së shqiptarëve;
2- Administrim të procesit në të gjitha nivelet me komisioner teknik dhe jo militant të forcave kryesore politike deklaruar kjo edhe nga kryetari i mazhorancës.
3- Përdorim të teknologjisë në procesin e votimit dhe numërimit që shmang konfliktet abuzimet si dhe nxirrjen në një kohë më të shpejtë të rezultateve;
4- Financimi i fushatave nga fondi i shtetit si një mundësi që eviton përdorimin e kapitaleve të dyshimta dhe kapjen e politikës si dhe lehtëson trasparencën e procesit zgjedhor;
5- Mbulim mediatik sa më racional për subjektet garues duke i dhënë mundësi promovimi alternativave të reja që s’mund të jenë monopol vetëm i dy forcave kryesore
6- Gjithçka në vlerësimin dhe barazimin e votës së shqiptarëve pavarsisht vendit se ata ku jetojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb