TIRANE- Në një prononcim për mediat, bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi ka thënë se opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore, ndërsa mazhoranca do prezantojë javën e ardhshme draftin e saj për këtë reformë.

Bledi Çuçi u shpreh se drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra për reformën zgjedhore.

“Opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore. Javën e ardhshme prezantojmë draftin tonë për reformën që do i dorëzohet të gjitha  partive politike. Drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra me kontributin e ekspertëve gjermanë. Opozita ka bojkotuar komisionin, por shpresojmë t’i bashkohet”- ka thënë Çuçi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb