Kryeministri Edi Rama duke folur me Këshillin Koordinues të Diasporës për votën e emigrantëve ka thënë se drafti aktual nga marrëveshja e Këshillit Politik nuk është finali, por gjithsesi ai deri në 30 qershor do i dërgohet Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Rama tha se 30 qershori është afati që ka lënë Kuvendi prandaj para saj detajet e marrëveshjes me ose pa dakordësi do i dërgohen Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 

”Nuk keni marrë draftin sepse di që ministri i Diasporës e ka, por menjëherë mund të keni draftin aktual, si është e shkruar, por kini parasysh që nuk është një draft final me mirëkuptimin nga palët.

Brenda javës përfundon procesi në Këshillin Politik, dhe në të gjitha rastet, me dakordësi, pa dakordësi detajet i dorëzohen Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deri në 30 qershor pasi deri atëhere është afati nga Kuvendi. Dhe ju mund t’i dispononi këto.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb