AUSTRI

Kryeministri Rama nga Vjena ka folur për Reformën Zgjedhore ka thënë sa i përket Reformës Zgjedhore se tashmë është në proces dakordësie dhe e ka vlerësuar qëndrimin e opozitës për t’u përfshirë në këtë proces si shenjë të mirë.

Është tejkaluar termi krizë ‘e madhe’, është një krizë artificiale e e injektuar në politikën shqiptare nga disa palë. Por sot jemi në një proces dakordësie lidhur me Reformën Zgjedhore. Implementimi i saj në teksitin e legjislacionit të rekomandimeve të OSBE. Kështu që nuk mendoj që në këtë familje prej 57 vëndesh nuk përfaqësojmë një vend me krizë të veçantë.

Fakt është që opozita ka shprehur dakordësim për t’u përfshirë në proces. Kjo është një shenjë e mirë dhe kemi një bosht shumë objektiv dhe kemi dhe ODIHR-in që mund të na ndihmojë është kështu apo ashtu, dhe kjo është një bazë e mirë.

PD sot ripublikoi qëndrimin e përfaqësuesit të saj,  Ivi Kasos në 25 shtator të 2019 ku kërkonte që tryeza e Reformës Zgjedhore të drejtohet nga ndërkombëtarët ndërkohë drafti me propozimet e opozitës publikohet brenda janarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb