Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim se topi ishte në anën e fushës së opozitës dhe se i takonte kryetarit të PD-së Lulzim Basha që të bënte lëvizjen e tij për marrëveshjen për reformën zgjedhore, vjen një koment nga kryeministri Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri tha se tashmë duhet të presin se ku do ta çojnë topin ata që e kanë, ndërsa foli me ‘kode’ futbolli.

“Të presim ata që kanë tipin të thonë se ku do e çojnë topin. Ta nxjerrin nga stadiumi, të presin, të krosojnë, apo do e kapin. Do presim. Topi nuk do gjuhet, por do mbahet jashtë fanelës. ndiqe bisedën deri në fund. Ju të sulmoni pa kapur kallëzuesin. Pak humor kamzalijsh (I drejtohet Korab Lites)”, tha Rama.

Ai shtoi se: “Në ekzekutivin qëndror ka 9 mijë nëpunës civil. 67% e tyre janë nëpunës të vjetër. ata që na bëjnë gjyqin, nëpër tendera mediatike, shtrirë atje, këmbë për mbi këmbë, për përfshirje të administratës, për militantët. këto institucione janë përpara 2013-ës. Nuk kemi thënë se do jetë aty vetëm administrata. Kemi thënë se çdo parti, çdo individ që hyn në zgjedhje, mund të nxis dynjanë e njerëzve që të shkojnë të hyjnë në administratën e zgjedhjeve. Na duhen njerëz për trajnime dhe në fund të hidhet shorti. Por ama, për të garantuar zgjedhjet, pasi vullnetarët janë vullnetarë, duhen njerëz të administratës. Në çdo qendër votimi do të vëmë kamër. Shumica dhe opozita, që duhet të gjejmë se kush është opozita, kanë nga dy monitorë speciale. Nuk kanë të drejtë që të prekin regjistra, por të regjistrojnë. Si i mashtruam ne emigrantët? Ne nuk jemi karagjozë. Ne e kemi vendosur në draft që KQZ merr detyrën që të realizojë votën e emigrantëve.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: