Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi teksa u ndal tek reforma zgjedhore, nuk i kurseu ironitë për tryezën e Këshillin Politik. Murrizi tha se nëse një model i përshtatshëm si ai i një nga vendeve të BE-së do të paraqitet në Kuvend, ai do të votohet nga opozita.

“Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetrën. Sot kishin ndërruar shtëpi. Ca ka për të shpikur në këtë vend, ku kemi 28 vende të BE që mund të ndjekim me shembuj brilante. Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin. Edhe arnimet janë demadogji. Të shkojmë drejt sovranit. Këta ambasadorë nuk kanë nevojë që të gëzohen se pse takohen 3 hajdutë mes njëri-tjetrin. Mjafton që të sjellin një ligj në këtë tryezë dhe do e votojmë nesër. Ata kërkojë që këta pazarlinjtë e 21 prill të 2008 të nënshkruajnë. Prej 3 palë zgjedhjesh, fshihen nga zgjedhësit. Parcelat e hashashti kanë nisur të lulëzojnë dhe në qarkun tënd zoti Maliqi, apo dhe për qarkun Fier. Ka nga ata që mezi presin datën 15 për tek bankomati, por nuk flasin dot se i kërcënojnë. Se dinë se ku do e hanë sot drekën, ndoshta në ambasadën bullgare. Kjo është krizë artificiale e majisjes së plagëve. çfarë trembeni nga vota e emigrantëve? Pasi nuk mund të blihen me një thes miell. jepini dhe atyre të drejtën që të votojnë.”, pohoi opozitari.

Murrizi teksa sulmoi ashpër klasën politike në vend, ndërsa pohoi se ende shumë drejtori në ministrinë e Brendshme drejtohen nga ish-sigurimsa. Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi pohoi se fati i shqiptarëve lidhet ende me prokurorët e regjimit komunist.

“Dua të falënderoj zotin Spaho, për raportin për Institutin e të përndjekurve politikë. Për 30 vite post-komunizëm, në këtë sallë, akuzohet nga komunistët, ish-komunistët. Kurrë kjo sallë nuk ka ngritur një zë për këtë institucion. Ky institut, ka ngelur peng i komunistëve të kësaj sallë, peng i një ligji të vjetër. I gjithë debati, fals dhe shterp është përqendruar në vitet 45-50. Ka emra konkrete, persekutorë konkretë. Unë do doja shumë që fëmijët e mi, të shqiptarëve, të mësonin realisht historinë enigmë dhe të hiperbolizuar të 49-ës. Flasim për luftë, dhe e nisim nga 42-shi. Flasim për dëshmorë, dhe akoma në 75 vite gënjejmë veten duke sajuar histori false. flasim për histori dhe historinë ia kemi lënë të indoktrinuarve në shkolla komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ne sot kemi në ministrinë e brendshme 140 e ca punonjës, ish-komunistë, dhe disa drejtorë. 71 ish-oficerë janë ende ministrinë e Brendshme, mes tyre 21 drejtorë. Në DSIK, ai që përpunon dosjet është një ish-sigurims, zoti Mark Ndreca. Fati jonë lidhet me prokurorët e regjimit. Ndaj maxhoranca t’i lërë nja dy zhele mënjanë, siç thoshte kryetarja e kaluar. Është rrëzuar në komision të ligjeve me padrinot që ja mbajnë litarin në fyt. Shpresoj shumë që 80% e emrave të deputetëve nuk kanë emra të dyfishtë. Faktet janë kokëfortë, ndaj pazaret e pista të kësaj klase politike vazhdojnë në këto vite. Për t’u shkëputur njëherë e mirë nga kjo histori, duhet të jemi transparent mes vetes.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: