Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule e ka quajtur Reformën Zgjedhore të arritur nga marrëveshja e Këshillit Politik si minimaliste por e domosdoshme vetëm për zgjedhjet që vijnë.

Dule thotë se ajo duhet të miratohet por mazhoranca po e çon zyrë më zyrë e hotel  më hotel për ta shkallmuar.

Më tej ai shton se kjo Reformë nuk është ajo që kërkohet për plotësimin e saj dhe mënjeherë pas zgjedhjeve të rishikohet sistemit apo hapja e listave.

”Është e nevoshmje miratimi i Reformës Zgedhore, Shihni se çfarë ndodh me atë që ishte zgjidhja e ekuacionit jo vetëm të politikës së brendshme por edhe të jashtmëve. Marrëveshja prej 5 qershorit ende zyrë më zyrë, hotel më hotel, për t’u shkallmuar nga mazhoranca. Nuk janë të interesuar për zgjedhje të ndershme.

A është kjo Reformë Zgjedhore e kërkuar?

Duhet të jemi të sinqertë, nuk është kjo Reforma që kërkohet në plotësimin e saj. Kjo është një Reformë minimaliste e cila i përgjigjet domosdoshmërisë së zhvillimit të procesit të ardhshëm zgjedhor në kushte minimale drejtësia de pakontestueshmëria. Sistemi duhet rishikuar menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme.”- tha Dule.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb