Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi në një intervistë në “News24” foli për Reformën Territoriale.

Gjatë bisedës në studio, Bylykbashi u shpreh se paratë kanë shkruar për betonizimin e qendrave të qyteteve.

Ndër të tjera theksoi se bashkitë e madha nuk u shërbejnë atyre në periferi.

“Në 60 bashki janë drejtues të emëruar, nuk kemi kryetarë bashkish. Ne kemi propozuar të ketë bashki që kanë edhe karakter rural dhe jo të jetë patjetër në qendër”, tha Bylykbashi.

Ndër të tjera shtoi se u tha se shpenzimet do të shkurtoheshin, por kjo gjë sipas tij nuk ka ndodhur.

“Në propozimin e bëmë. Mbetet për tu parë retorika boshe e PS. Reformat e mëdha bëhen me konsensus dhe jo për t’ia hedhur palës kundërshtare. Qasja e këtij lloji është ‘unë e marr të gjithë pushtetin’. Çfarë interesi kanë qytetarët, kur pushteti bëhet autokrat. Kryeministri shkel të drejta që në 2014 nuk mendoheshin. Asgjë që projektohet drejt bllokimit nuk është ajo që duhet dhe asgjë që nuk respekton votën nuk është e shëndetshme”.

I ndalur tek zgjedhjet, nënkryetari i PD tha se çështjet brenda partisë nuk zgjidhen me vendime gjykate, duke shtuar se sot ka një lidership të PD dhe një platformë me synimin për të shkuar të bashkuar në zgjedhje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb