Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa prezantonte programin politik është ndalur edhe tek fusha e arsimit.

Kryemadhi ka theksuar LSI në qeveri do të investojë në kërkimin shkencor dhe inovacion, në mënyrë që të kryhet reforma e nevojshme në arsim.

Ajo theksoi studentët do të mbështeten me programin ”Mëso dhe Fito”,  në mënyrë që edhe të studiojnë, por edhe të fitojnë në biznes.

 

PJESË NGA FJALA E MONIKA KRYEMADHIT

Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito dhe do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacion

Ne do të  vendosim  Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktiviteteve apo kompanive të të mëdha.  Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshme

Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito, që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë  biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë.

Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb