Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar Ramdan Kondi ekspert i pensioneve, i cili foli në lidhje me prezantimin e një reforme në skemën e pensioneve.
Ai u shpreh se duhet të ecet drejt një skeme që të nxisë kontribuuesit të jenë më aktive, ndërsa shtoi se duhet të shkohet drejt krijimit të fondeve të kapitalizuara.
“Baza e diskutimit të drejtoreshës së Bankës Botërore ishte që si plaga më e madhe ishte emigrimi dhe këmbënguli tek ndërgjegjësimi i opinionit publik, që të vetëdeklarohet dhe vetëderdhë në mënyrë vullnetare kontributet.
Nuk mund të prishet një skemë me një ose dy faktorë, është një kompleksiet faktorët, ku më e fuqishme është a janë palët kontributive të interesuar të derdhin në skemë.
Duhet të ecim drejt një skeme që të nxisim kontribuuesit të jenë më aktive.
Ne akoma në skemën e pensioneve po mendojmë sot për sot, jo një skemë afatgjatë. Italia ëshë sot ka skemën që e ka përcaktuar në 1968. Ka bërë vetëm ndryshime shumë të vogla në skemë.
Duhet të ecim drejt krijimit të fondeve të kapitalizuara nëse duam të mendojmë për këtë vend”, u shpreh ai.