TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se reformën zgjedhor në kaos e futi ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ai tha se nuk fajëson Rudina Hajdarin që sipas tij, ishte vetëm një deputete dhe se PD ishte një forcë politike dhe kishte muskuj.

“Reformën zgjedhore në kaos absolutisht e futi Lulzim Basha. Ju mund t’ju duket çudi. në mënyrë të përsëritur ju kam deklaruar se ky njeri humbi çdo marrëveshje me Edi Ramën. më thuaj një marrëveshje me Edi Ramën që fitoi. nëse je i tillë pse vazhdon me marrëveshje. Unë nuk fajësoj fare Rudinën, por fajësoj Bashën sepse çdo marrëveshje…Rudina ishte një deputete. PD ishte një forcë politike dhe PD kishte muskuj. A i tregoi gjë muskujt PD-ja Edi Ramës, asnjë. Është qëndrimi më tradhtar që është bërë ndaj zgjedhësve. nëse Lulzim Basha nuk do ishte ai që është, ai më 27 prill do mbushte sheshet me ato që shkroi komisioni i OSBE-së. Nëse një opozitë kishte fakte madhore për të mbushur sheshet e për të thënë se këto zgjedhje nuk i njoh. Në 2001 ne arritëm të ndryshojmë qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar. E vendosëm në sanksione qeverinë e Fatos Nanos. Faktuam se i ka grabitur mandate opozitës.


Kur kam shkuar në Bruksel te një-zyrtari i lartë për t’i paraqitur rastin, por nuk kishte dalë raporti përfundimtar, më tha z. Berisha të dhënat tona janë krejtësisht të tjera. Dmth sa nuk më tha që ti po rreh ujë në hava. Unë ia ktheva, i nderuar zotëri këto që thashë unë këtu nëse nuk faktohen një më një nga raporti përfundimtar i ODIHR ju këto dokumente hidhini në kosh. Përndryshe pastaj ky është një institucion demokratik duhet të qëndroni për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai qe njeri i ndershëm, me integritet të lartë. Ai ndihmoi Shqipërinë. Por këto z. Basha, marrëveshjet me Ramën se do të bashkëqeverisnin i harroi, megjithëse ia thashë të gjitha”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, akoma më e turpshme është shuarja e komisionit të hetimit të zgjedhjeve. “U krijua komisioni në fund të tetorit, nuk ka ndodhur kurrë. A e dini kur u shua, kur u kërkua në axhendë të hetohet Elbasani. Gjëja më normale, ti e ke kundërshtar, por aty u derdh gjak. Aty u gropos komisioni me urdhër të Bashës. Përgjegjësi ka Gaz Bardhi me Taulant Ballën që të dy. Ndodhi një vrasje aty. Vrasja e një mjeku, i cili ishte një militant i majtë, por nuk ishte kurrë për t’u vrarë, askush nuk duhet. E sheh se ku janë, se çfarë bëjnë.
Shqiptarët çdo ditë po shohin kontrastin absolut midis opozitës së vërtetë dhe pengopozitës së Edi Ramës”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb