Ministri i Brendshëm francez ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për ‘mungesë humanizmi’ dhe i ka kërkuar Sekretarit të Brendshëm të bëjë më shumë për të ndihmuar refugjatët që kanë ngecur në Calais pasi u zbulua se 150 ukrainas u larguan nga zyrtarët britanikë.

Gerald Darmanin tha se përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar është ‘plotësisht e papërshtatshme’ dhe tregon një ‘mungesë humaniteti’ ndaj refugjatëve që janë ‘në ankth’.

“Është e domosdoshme që përfaqësia juaj konsullore, të jetë në gjendje të lëshojë viza për bashkim familjar.”. Shumë refugjatë ukrainas të luftës kanë bërë një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm për të ikur nga Ukriana, ku 1.5 milionë qytetarë kaluan në vendet fqinje në 10 ditë. “Kam kontaktuar dy herë me homologen time britanike, i thashë të ngrejë një konsullatë në Calais. Jam i sigurt se ajo do ta zgjidhë këtë problem.”, tha Gerald Darmanin, raporton Daily Mail.

Ndërkohë, numri i refugjatëve të luftës që kanë udhëtuar nga Ukraina në Poloni pritet të arrijë në një milion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb