SERBI- Kriza e emigrantëve është një problem i përbashkët dhe kërkon përgjigje europiane. Deklarata erdhi nga komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn, i cili vizitoi nje qendër te pritjes se emigranteve ne Serbi, se bashku me kryeministrin Vuçiç.

Hahn falenderoi qeverinë e Beogradit për gjithçka ka bërë për refugjatët dhe qetësoi Serbinë se nuk do të jetë e vetme në përpjekjet e saj. “Asnjë vend nuk duhet lënë i vetëm, por problemi zgjidhet me shpirt solidariteti dhe ndarje të përgjegjësive,” tha Hahn.

Ai iu referua edhe situatës se krijuar në disa vende që kanë ngritur gardhe për të frenuar fluksin e emigrantëve, kur tha se kufijtë e rinj apo muret nuk janë ato çka i duhen Europes.

Komisioneri premtoi mbështetje financiare dhe politike per Serbinë. Por Hahn refuzoi të komentonte tensionet e fundit në kufi me embargon e mallrave dhe automjeteve mes Serbisë e Kroacisë, duke deklaruar se një kamp refugjatësh nuk ishte vendi i duhur për ta bërë këtë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: