SLLOVENI-Shënohet një incident në kampin e refugjatëve, një ditë pas Sllovenia hapi kufijtë për shkak të kushteve të rënda të emigrantëve.

Në një kamp të emigrantëve në Slloveni u dogjën disa tenda strehimi.
Dyshohet se zjarri është vënë nga vetë emigrantët, në shenjë zemërimi me mënyrën se si trajtohen. Ngjarja ka ndodhur në një kamp në qytetin Brezice, raporton Tetovasot.

Emigrantët janë shprehur të zemëruar me procesin e ngadalshëm të regjistrimit të tyre dhe të dërgimit drejt kufirit me Austrinë.

Ata po ashtu janë ankuar për mungesën e ushqimit, të ujit dhe të batanijeve.
Mijëra emigrantë që synojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore kanë mbetur të bllokuar në rrugët e Ballkanit Perëndimor, pasi Hungaria ka mbyllur kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë.

https://www.youtube.com/watch?v=Mh8svKpj4Vo

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: