Sulm i ashpër i Parine Le Pen kundër Papa Franceskut dhe Kishës. E intervistua nga e përditshmja “La Croix”, kandidatja e Frontit Nacional në presidencialet franceze thotë se është “ekstremist katolike”, por në të njëjtën kohë e “inatosur” me Kishën që “përzihet kudo, përveçse asaj që i takon”.

Në shënjestër në veçanti fjalët e Papa Franceskut për pritjen e emigrantëve, duke e cilësuar një ndërhyrje politike.

“Fakti që ai bën thirrje për mëshirë e për të mikpritur të huajt nuk më bezidis shumë. Por nëse i kërkon shteteve europiane që të veprojnë kundër interesave të popujve të tyre, kjo quhet ndërhyrje në politikat e brendshme të këtyre vendeve, pasi ai është edhe kreu i një shteti”, tha Marine Le Pen.

E megjithatë, pyetjes nëse do ta ftonte Atin e Shenjtë po të zgjidhej në krye të Elizesë, ajo iu përgjigj se do ta bënte me shumë kënaqësi. Le Pen theksoi gjithashtu se kishte një vizion rigoroz për laicitetin.

Sa i përket martesave “gay”, ajo nuk përjashton mundësinë e zhvillimit të një referendumi për të vendosur mbi këtë çështje, pavarësisht se në Francë martesat mes të njëjtit seks janë njohur nga presidenti François Hollande.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb