MAQEDONI- Organet e pushtetit të Maqedonisë sot për së treti herë brenda dy muajsh kanë mbyllur kufirin me Greqinë dhe nuk lejojnë kalimin e migrantëve nga Iraku, Siria dhe Afganistani.

Mbyllja e kufirit erdhi si domino efekt pas hapit të ndërmarrë nga organet kroate të cilët mbyllën kufirin pasi që kampi i migrantëve është i stërmbushur. Më pastaj kufirin e mbylli edhe Serbia, kurse para një ore, kufurin e ka mbyllur edhe Maqedonia, shkruan ‘Telegrafi’.

Pritet që kufiri të mbetet i mbyllur disa orë, që më pas të rihapet për të liruar migrantët që të kalojnë nëpër Maqedoni.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb