GJERMANI- Qindra emigrantë muslimanë janë duke konvertuar fenë e tyre në të krishterë, mje shpresën për të rritur shanset që të fitojnë azil në Gjermani.

Sipas mediave britanike, qindra azilkërkues, kryesisht iranian dhe afgan janë kthyer të krishterë në Kishën Ungjillore Trinity në një lagje të mbuluar me gjethe në Berlin. Gjermania po pret numrin më të madh të emigrantëve që vijne nga vendet e shkatërruara nga lufta në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë dje kryeministri anglez, David Cameron deklaroi se Britania e Madhe do të presë 20 mijë refugjatë sirian në 5 vitet e ardhshme.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: