Refugjatët në Turqi po vazhdojnë të kalojnë kufirin nga qyteti i Edirnes drejt Greqisë, ndërsa policia greke vazhdon bllokimin duke ndërhyrë me mjete të ndryshme.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka njoftuar se 142.175 refugjatë deri ditën e djeshme tashmë kanë arritur të kalojnë në Greqi.

Refugjatët përpiqen të kalojnë kufirin përmes lumit Marica, ndërkohë që policët vazhdojnë patrullimet.

Rreth 3.500 refugjatë aktualisht janë duke pritur pranë pikës kufitare Pazarkule me shpresë që Greqia do t’i hapë portat.

Autoritetet greke kanë vendosur barrikadë pranë kufirit, ndërsa ndaj refugjatëve që afrohen ka përdorur gaz lotsjellës, topa uji, plumba plastike dhe kohë pas kohe madje edhe plumba të vërtetë.//AA

Thumbs B2 43e8e13597c95089b63f322ad01e6c5e

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb