Civilët që ikin nga bombardimet e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri dhe mbështetësve të tij, vazhdojnë të migrojnë në rajonet në afërsi të kufirit me Turqinë.

Për shkak të sulmeve të regjimit të Assadit, Rusisë dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani ndaj vendbanimet në Idlib, mbi një milionë civilë kanë mbetur pa shtëpi pasi kanë migruar nga vendet e tyre.

Ata që ikin nga sulmet vazhdojnë të vendosen në rajonet në afërsi të kufirit me Turqinë.

Civilët që arrijnë në rajonet e afërta me kufirin përjetojnë vështirësi për të gjetur vendet në kampet e refugjatëve, ndërsa edhe qendrat e përkohshme të strehimit janë të stërmbushura.

Çadrat, për shkak të mungesës së infrastrukturës, në kohën e reshjeve mbeten nën ujë. Civilët vazhdojnë të presin ndihma.

Fmi

– “Ushtria e regjimit papritmas ka përparuar”

Muhammed Hasan Najjar, nga fshati Babile në jug të Idlibit, tha se pasi regjimi ka filluar sulme ndaj fshatit të tyre, janë nisur drejt kufirit me Turqinë duke lënë pas shtëpinë e tyre.

“Ushtria e regjimit papritmas ka përparuar. Në atë moment avionët luftarakë dhe helikopterët filluan të qëllojnë me bomba fuçi. Shtëpia jonë ishte jetë për ne. Ishte gjithçka për ne por tashmë nuk do ta kemi. Jemi në gjendje të mjeruar. Nuk ikëm nga dëshira, por nga sulmet, pra ikëm nga vdekja”, tha Najjar.

Ai tha se gjatë ikjes, dy automjete dhe një traktor janë shënjestruar, brenda të cilëve kanë vdekur persona, duke e cilësuar si mrekulli faktin që kanë mbetur gjallë.

Najjar tha se janë në gjendje shumë të rëndë për arsye se nuk mund të gjejnë vend për t’u strehuar shkaku i reshjeve të shiut dhe sendet që kanë mundur t’i marrin me vete, kanë mbetur nën ujë.

Nejjar

– “E putha tokën e shtëpisë sime dhe u largova”

Ai më tutje tregon se gjatë ikjes së tyre në çdo moment e kanë ndjerë afër “frymën e vdekjes”. Ai shton se gjatë ikjes kanë qenë të detyruar të fshihen nën pemët nga avionët.

“Kur ato pushonin së qëlluari ne vazhdonim rrugëtimin. Shumë gjësende lamë pas. Gratë tona qanin nga trishtimi dhe frika. E putha tokën e shtëpisë sime dhe u largova”, theksoi Najjar.

“Shtëpia jonë është jetë për ne, por a të mbetemi dhe të vdesim atje? U detyruam që të lëmë dhe erdhëm. Gjithmonë e mendoj fshatin, shtëpinë tonë. Atje është atdheu ynë. Atdheu është një gjë e mirë. Gjatë sulmeve fëmijët nga frika strehoheshin tek ne. Mundoheshim t’i qetësojmë. Të kisha një shkop magjik do t’i ktheja prap ata që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre”, vazhdoi ai.

Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Rusia, regjimi dhe terroristët e mbështetur që shënjestrojnë Idlibin, vetëm që nga fillimi i vitit 2019 kanë shkaktuar migrimin e rreth 1 milion e 300.000 civilëve në afërsi të kufirit me Turqinë.//AA

Kampat

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb