Mediat kosovare kanë zbuluar detaje të reja nga kërkesa e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të vizutuar Kosovën.

Ministria e Jashtme e Kosovës ia refuzoi menjëherë kërkesën, por RTK zbulon se Vuçiç nuk kërkoi vetëm leje për vizitë, por edhe eskortë policore nga Kosova si dhe mbajtjen e armëve nga stafi i tij.

Vuçiç kërkoi të enjten një leje nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për një vizitë të cilës nuk i dihet synimi.
Kosova e cilësoi si provokim këtë kërkesë sidomos për deklaratave të fundit të tij për luftë në rajon si dhe pas zbulimit të varrezës masive në Rashkë ndërkohë që debati për të pagjeturit vijon deri në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb