Sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi ka folur në “Open” për Ballkanin e Hapur dhe çështjen kryesore që po diskutohet së fundmi në rajon, mungesën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në takimin e zhvilluar mes liderëve të rajonit në Ohër.

Pëllumbi theksoi se nuk kemi të bëjmë me marrëveshje politike në këtë nismë por vetëm marrëveshje ekonomike që i japin hov eksporteve të Shqipërisë në rajon.

“Ajo që duam ti qëndroj korrekt është se ky është një bashkëpunim në aspektin ekonomik. Ky zbaton rregullat që ka Bashkimi Europian, sepse ne jemi anëtar të CEFT-ës dhe ne jemi pa dogana. Ky është bashkëpunim për të hapur kufijtë por jo për të ulur tarifat. Sepse ne s’kemi tarifa, sepse nëse një produkt serb ose maqedonas do të vijë në Shqipëri vetëm vonohet në kufi. Por eksportet shqiptare hasnin probleme me dokumentacionin në Maqedoni dhe Serbi

Më lejoni të them që sa për kohë ne firmosim marrëveshje në kuadër të Ballkanit të Hapur, këto marrëveshje ne paraprakisht i kemi me Kosovën sepse jemi shumë hapa përpara. Këtu po flasim për anën ekonomike të problemit. S’ulemi në tryezë për të zgjidhur probleme politike por vetëm për projekte ekonomike”, tha deputeti i PS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb