Brenda vendeve të BE-së është ndezur një diskutim për “ngrirjen” e vizave për të gjithë qytetarët rusë. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili deklaroi se është e gabuar t’u mohohet plotësisht viza rusëve.

“Civilët rusë po luftojnë në Ukrainë, duke torturuar dhe vrarë ukrainas dhe fëmijë paqësorë, duke shkatërruar qytetet dhe fshatrat tona. Shumica e qytetarëve rusë mbështesin politikat e Putinit dhe ambiciet e tij të përgjakshme perandorake”, shkroi 51-vjeçari në rrjetet sociale pas një telefonate me kolegen e tij nga Berlini, Franziska Giffey.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb