Sekretari për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat, Alfred Peza i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për ftesën e Ramës për bashkëqeverisje dhe refuzimin e prerë të Bashës ditën e sotme.

Peza siguron se ftesa e Ramës është e sinqertë dhe serioze, teksa thotë se Basha momentalisht po e refuzon dhe nuk njeh humbjen në 25 prill për shkak të hallit personal të postit të kryetarit të PD.

Ai thotë se Basha është i mirëkuptuar për refuzimin deri më 22 korrik që përmbyll procesin brenda Partisë Demokratike.

Për Pezën, Shqipëria nuk ka më nevojë për revolucionin e molotovëve, por për bashkëpunim për të mirën e përbashkët dhe objektivave kombëtarë si integrimi euripian.

PYETJA: Ftesa e Ramës dhe refuzimi i Bashës. Çfarë humb dhe fiton PS?

ALFRED PEZA: Se çfarë humbte dhe fitonte PS dhe PD u konfirmua më 25 prill. Tani nuk është çështja më për PS, por të fitojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Për t’u ndarën ga kultura e vjetër nga lufta e paprinciptë mes mazhorancës e opozitës. E konsideruar si një luftë mes armiqsh dhe jo kundërshtarësh politikë që ndajnë ide dhe programe.

Dua të them që ftesa e Ramës është e sinqertë dhe serioze, për shkak se është ftesë vijuese, që para fushatës, edhe 30 ditët e fushatës, e treta jemi në fazë tjetër. Dhe çfarë dëshmon se nuk ishte për diversion e as fushatë elektorale. Vendi nuk ka më nevojë për revolucionin e molotovëve, por për bashkëpunim për të mirën e përbashkët dhe objektivat kombëtarë si integrimi e çështje të tjera.

Nisur nga kjo, Basha është i mirëkuptuar derisa të përfundojë procesi brenda PD. Është në situatë të vështirë. Për herë të parë kemi lëvizje të zyrtarizuar brenda PD, që ka logo, tryezë, grup drejtues, një faqe komunikimi zyrtare dhe ka paralajmëruar proces takimesh me demokratët në gjithë Shqipërinë. Ky moment e nxori Bashën nga selia dhe e çoi në Durrës, për t’i paraprirë këtyre lëvizjeve. Basha nuk njeh humbjen prej hallit personal, për të rimarrë mandatin në proces të brendshëm zgjedhjesh. Dhe nga ana tjetër, janë për hallin personal të Bashës. Ai nuk njeh humbjen, por ai i njeh zgjedhjet dhe ka deklaruar se nuk do i djegë mandatet por deputetët e opozitës do të shkojnë në Kuvend. Po flasim për çfarë është thënë zyrtarisht, përmes kryetarit të PD. Ka momentum tjetër që kryetari  de facto dhe lideri historik i PD, Berisha nuk është prononcuar ende për këtë debat brenad opozitës, ndryshe nga qëndrimi i tij për nismën e PS për të shkarkuar Presidentin. Dëshmon se Presidenti ka qenë pjesë e opozitës, dhe ka qasje tjetër.

Fushata, përfshirja e Metës në fushatë ka qenë për fushatën e LSI. E shndërroi, donte ta shndërronte 25 prillin në referendum mes tij dhe Ramës. Por shqiptarët votuan si kurrë më parë e ndëshkuan Metën dhe e kthyen LSI-në në pozitat më të ulëta që ka pasur ndonjëherë nga themelimi.

Ajo çfarë ka në rivalitetin dhe dualitetin, ka vite që zhvillohet dhe nuk ishte në 30 ditët e fushatës. Do të vijojë në të ardhmen. Bëhet fjalë për një politikan si Meta. Ai mund të bëjë gjithçka dhe të vijojë rivalitetin me Bashën.

Rama ka qenë gjithmonë i mendimit që ka një ndryshim mes Bashës si politikan dhe kryetar të PD, dhe Sali Berishës e Metës. Prandaj Rama në vijimësi ka qenë në linjn që do të komunikojë me Bashën, duhet të diskutojë me Bashë, do ti ofrojë bashkëpunim. Ka qenë dhe më 17 maj në 2017. E dyta, ka vijuar tendenca për bashkëpunim edhe në letrat që Rama i shkruante Bashës. Është në dinjitetin e tij dhe lartësinë që të sillet në mënyrë institucionale. Ndërsa sa i përket Metës dhe Sali Berishës, qëndrimi i Ramës është po kaq i qartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb