Refuzohet apeli i Interit që kërkonte 3-0 në tavolinë për dështimin e kontestimit në ndeshjen kundër Bolonjës, të planifikuar në Dall’Ara më 6 janar. Gjykata sportive e apelit, shkalla e dytë e gjykimit, ka vendosur, sipas zgjedhjes së gjyqtarit sportiv, që ndeshja të riluhet.

Kuqeblunjtë nuk kishin dalë në fushë, duke e lënë skuadrën e Inzaghit në pritje për 45 minuta në fushën e lojës, pas shumë rasteve me Covid në mesin e bolonjezëve që kishin sjellë karantinimin e ekipit.

Një motivacion i cilësuar nga gjyqtari sportiv si “shkak i forcës madhore”, një vlerësim i shprehur dukshëm sot nga Gjykata. Në çdo rast, klubi zikaltër nuk ka ndërmend të ndalet dhe do të apelojë në bordin e garancisë së Conit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: