TIRANË- Një ditë pasi Ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina ka pezulluar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni Plarent Ndreca, ka ardhur edhe vendimi nga Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes së Trupës së Lartë Drejtuese.

Ky komision ka refuzuar kërkesën e ministres me arsyetimin se urdhri i MAS është i pambështetur në ligj e prova.

Në urdhrin e ministres Karabina thuhet se ndaj Ndrecës ka një kallëzim penal për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” në ambientet e shkollës “Shote Galica” në Fushë-Krujë, në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore.

Ndër të tjera thuhet se Ndreca nuk ka qenë i pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse, prandaj, për t’i lënë të gjitha hapësirat Prokurorisë të hetojë mbi këtë rast, ministrja vendos ta pezullojë.
Të gjitha detyrat e tij, i ka marrë përsipër vetë zonja Karabina por ky urdhër duket se nuk është pranuar nga Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes së Trupës së Lartë Drejtuese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: