Orët e fundit të merkatos kanë qenë shumë të nxehta dhe siç mund të pritej protagonist ka qenë Manchester City. ‘Qytetarët’ tentuan të gjenin një zëvendësues për Sane-n e dëmtuar dhe sytë i hodhën nga Leicester, për futbollistin Riyad Mahrez.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola bëri ofertën e parë prej 60 mln eurosh, por “dhelprat” ia kthyen dërguesit pa asnjë shpjegim dhe me refuzimin edhe për të nisur negociatat.

Ky refuzim ka inatosur futbollistin alegjerian i cili kishtë gjetur akordin personal me Man. City-n dhe si rrjedhojë të nesërmen nuk është paraqitur në stërvitje me ekipin.

Ky veprim, për një nga heronjtë e atij viti të mrekullueshëm që solli titullin kampion te Leicester City në vitin 2016 ka inatosur klubin. Leicester ka marrë vendimin për ta dënuar me një një gjobë të majme plot 230 mijë euro.

Klubi anglez i kishte rezistuar në verë sirenave të merkatos nga Roma dhe Arsenali, por më keq nga të gjitha negociatat përfundoi kjo e janarit me Manchester Cityn, një përplasje e derës në fytyrë që ka nervozuar edhe lojtarin. Pep Guardiola shpresonte të zëvendësonte të dëmtuarin Sane me sulmuesin Mahrez, por raundi i radhës në këtë “ndeshje” problematike spostohet tashmë në qershor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb