Cesar Azpilicueta vendosi të qëndronte te Chelsea, pavarësisht interesimit të Barcelonës. Mbrojtësi i njohur ka dhënë një interivstë për London Evenenineg Standar, ku flet për arsyet që e çuan drejt rinovimit.

“Pas Kupës së Botës për Klube u bëra lojtari i vetëm që fitoi të gjitha trofetë me këtë ekip dhe mendova se ishte koha të kthehesha në Spanjë. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë pas shpinës së Chelseat, kam shpjeguar gjithçka.

Vendosa të mbyll gojën sepse kishte mjaft zhurmë rreth meje. Nuk doja t’i bëja gjërat më keq sepse doja të fokusohesha te ndeshjet. Oferta e Barcelonës ishte reale, por tani jam shumë i emocionuar. Pronarët e rinj donin që unë të qëndroja këtu për të udhëhequr ekipin brenda dhe jashtë fushës. Unë jam shumë mirënjohës, ata kanë qenë shumë të sinqertë dhe transparentë që nga dita e parë. Ndjeva përgjegjësinë për të qëndruar këtu në shtëpi” – Tha ai.

Ppp
Ppp

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: