Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si ‘Fifi’ fitoi zemrat e publikut, duke u kthyer dhe në një ndër artistet më të dashura dhe këngët e saj janë të njohura për të gjithë.

E ftuar në emisionin NIN, disa ditë më parë, Fifi tregoi se dy këngëtarë e kanë refuzuar atë për një bashkëpunim së bashku. Bëhet fjalë për këngëtarin Capital T dhe Ledri Vula.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo së fundmi, Capital T zhvilloi një intervistë të shkurtër me ndjekësit në Instastory, ku një nga ndjekësit e pyeti se përse ai e kishte refuzuar një bashkëpunim me këngëtaren Fifi.

‘Se nuk më është përshtatur koha për shkak të albumit, dhe këngëa nuk ishte e duhura, Fifi bën këngë shumë më të mira se ajo që më ka propozuar për bashkëpunim. Gjithsesi, si këngëtare më pëlqen shuam’, shkruan Capital T.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb