Forcat ruse të sigurisë kanë arrestuar kryebashkiakun e qytetit ukrainas, Kherson, Ihor Kolykhayev,.

Mediat e huaja  shkruajnë se kryebashkiaku i Kherson u arrestua pasi refuzoi të zbatonte urdhrat e Moskës.

“Unë mund të konfirmoj se Kolykhayev është arrestuar nga policia ushtarake”, tha nënkryetarja e rajonit të Kherson e emëruar nga Moska, Ekaterina Gubareva.

Ndërsa një këshilltare e Kolykhayev, deklaroi se kryebashkiaku u rrëmbye pasi refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit rusë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: