Deputeti i Frontit Demokratik (FD) malazez, Nebojsha Medojeviç, i cili është edhe një nga liderët e këtij unioni, u arrestuar pak pas mesnatës së djeshme, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë për shkak se kishte refuzuar të dëshmonte për një çështje korruptive.

Policia e Malit të Zi bën të ditur se Medojeviç u arrestuar në bulevardin “Shën Pjetri i Cetinit”, pasi kishte dalë nga ndërtesa e Parlamentit, prej ku është dërguar në paraburgim.

Drejtoria e policisë, thotë se Gjykata e Lartë ka caktuar për Medojeviçin, një paraburgim 60-ditor për faktin se kishte refuzuar të dëshmonte në procedurën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb