Trajneri i Kroacisë, Zlato Daliç, ashtu siç pritej ka konfirmuar largimin nga ekipi sulmuesin Nikola Kalinic, i cili në ndeshjen kundër Nigerisë refuzoi të futej në lojë.

nikola-kalinic

Në konferencën për shtyp Dalic është shprehur: “Ai ishte pjesë e skuadrës me Nigerinë, por tha se nuk është gati për lojë, ai nuk ishte i përgatitur as për Brazilin, ai nuk ishte gati edhe në stërvitje dje.

Unë kam nevojë për lojtarë me shëndet të mirë dhe të gatshëm për lojë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb