Një ish-ushtar rus është dënuar e nëntë vjet burg, pasi akuzohet për dezertim.

Sipas mediave të huaja, ushtari ishte në detyrë në Sevastopol për të luftuar ndaj Ukrainës dhe u largua nga njësia e tij në mënyrë arbitrare. Ushtari e bëri këtë sepse nuk donte të merrte pjesë në pushtimin e Ukrainës nga trupat ruse, thotë gjykata ruse.

Pas fillimit të mobilizimit të pjesshëm për luftën në Ukrainë, gjykatat kanë pranuar të paktën 536 raste ku të pandehurit akuzohen se janë larguar nga postet ushtarake pa autorizim, dezertim ose moszbatim të urdhrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb