Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka anuluar vizitën në Danimarkë pasi kryeministrja e këtij vendi refuzoi t’ia shesë Groenlandën SHBA-së. Presidenti Trump pritej të shkonte në Danimarkë më 2 shtator me ftesë të mbretëreshës së Danimarkës Margrete 2, por nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter ai tha se nuk do ta realizojë vizitën pasi kryeministrja daneze nuk është e interesuar të diskutojë rreth blerjes së Groenlandës.

“Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, mirëpo bazuar në komentet e kryeminstres Mette Frederiksen se nuk ka interes për të diskutuar rreth blerjes së Groenlandës, unë do të shtyj takimin tonë, të planifikuar brenda dy javëve, për një herë tjetër”

Javën e kaluar Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuara për të blerë territorin autonom danez. Kryeministrja daneze Frederiksen tha se një kërkesë e tillë e Trumpit ishte absurde dhe se shpresonte që Trump të mos e kishte seriozisht. Një traktat I nënshkruar nga Danimarka dhe Shtetet e Bashkura të Amerikës që daton nga viti 1951, i jep të drejta ushtrisë amerikane në një bazë ajrore në veri të Grenladës. Interesi i Trumpit për të blerë Grenlandën është pritur edhe me humor. Lars Lokke Rasmussen, ish kryeministër i Danimarkës ka thënë se “Kjo duhet të jetë shaka e 1 Prillit”.

Trump thuhet të jetë interesuar për blerje të këtij territori për shkak të burimeve natyrore të tij si thëngjilli, zinku dhe xehe të ndryshme. Grenlanda është ishulli më i madh në botë, duke mos përfshirë Australinë që përcaktohet si kontinent. Groenlanda përbën territor autonom danez, që gjendet në mes të Oqeanit Atlantik dhe atij Arktik. Ka një popullësi prej rreth 56,000 personave, si dhe ka qeverinë dhe parlamentin e vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb