Kapiteni i skuadrës së Bochum, Bastians, është bërë personazhi i javës në Kategorinë e Dytë në Gjermani jo për shkak të ndonjë goli fantastik, por për gjestin e tij shumë “fair-play”.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën kundër Darmstadt, Bochum po humbiste në pjesën e parë pasi vendasit kishin kaluar në avantazh. Bochum më pas mori situatën në kontroll me sulme të njëpasnjëshme ku në një rast kapiteni Bastians depërton deri në zonën kundërshtare që sjell edhe një 11-metërsh të akorduar nga arbitri.

DARMSTADT, GERMANY - SEPTEMBER 10: Players of Darmstadt discuss with Felix Bastians (L) of Bochum during the Second Bundesliga match between SV Darmstadt 98 and VfL Bochum 1848 at Merck-Stadion am Boellenfalltor on September 10, 2017 in Darmstadt, Germany. Bastians admits a diver and referee Benedikt Kempkes takes back a penalty decision.  (Photo by Alex Grimm/Bongarts/Getty Images)
DARMSTADT, GERMANY – SEPTEMBER 10: Players of Darmstadt discuss with Felix Bastians (L) of Bochum during the Second Bundesliga match between SV Darmstadt 98 and VfL Bochum 1848 at Merck-Stadion am Boellenfalltor on September 10, 2017 in Darmstadt, Germany. Bastians admits a diver and referee Benedikt Kempkes takes back a penalty decision. (Photo by Alex Grimm/Bongarts/Getty Images)

Sikundër pritej, Bastians, edhe pse skuadra e tij ishte në disavantazh tregohet i sinqertë duke i pohuar arbitrit se nuk ishte penallti, raporton “Goal.com”. Në përfundim të ndeshjes kapiteni i Bochum u shpreh: “kur të pyet arbitri, nuk ke si e gënjen. Është një sport i vështirë, por nuk kemi pse ta humbasim ndershmërinë. Nuk kisha si gënjeja. Jemi njerëz që ndiqemi nga fëmijë që duan të bëhen si ne.”

Në fund rezultati i ndeshjesh i buzëqeshi Bochum, 1-2. Një e diel fantastike për Bastians që merr dy fitore brenda 90 minutave, 3 pikët dhe padyshim respektin e dy tifozërive. Fiks ashtu siç i shkon për shtat një kapiteni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb