TIRANË

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje subjekteve politike të rezufojnë donacionet e dyshimta. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Celibashi kërkoi sot që partitë t’i përmbahen rregullave dhe ligjit për mospërdorimin e administratës, duke paralajmëruar masa.

“Të refuzojnë donacionet dyshuese, larg abuzimit me votë. Në rast identifikimi dhe verifikimi do marrim masa. Shpresoj të kenë vesh e të dëgjojnë”, deklaroi Celibashi.

Ai foli dhe për kandidatin e PSD për deputet Tom Doshi dhe deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim.
“Për rastin Tom Doshit që shkoi për verifikim kemi pasur indicie si nga burime publike, ashtu edhe nga vetë formulari i dekriminalizimit. Nuk shoh asgjë të keqe tek qëndrimet e ambasadores amerikane, por janë të shëndetshme, pasi interesi është për forcimin e demokracisë në Shqipëri”, tha kreu i KQZ.

Sa i përket fletës së votimit ai theksoi se duhet të presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi ankimin e PS ndaj vendimit të KAS. “Më pas shpresoj të ketë një vendim konsensual se si do jetë fleta e votimit”, tha Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: