Mbretëresha e Anglisë Elisabetta ka festuar ditëlindjen e saj në 21 prill. Shumë urime sovrania ka marrë nga të gjithë, por një surprizë e veçantë ka qenë nga rojet e pallatit mbretëror.

Regjimenti i ‘Coldstream Guards’ që vepron në kështjellën e Windsor ka nderuar mbretëreshën Elisabetta në ditëlindjen e saj të 93. Në momentin e ndërrimit të rojeve, banda ka luajtur ‘Shumë urime për ty’.

Edhe pse Elisabetta mori pjesë në meshën e Pashkës, festimet për ditëlindjen e saj ishin plotësisht private.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb