IDLIB

Si pasojë e sulmit të forcave të regjimit të Bashar al-Assadit në vendbanimet në qendër të qytetit Idlib katër shkolla janë shënjestruar me bomba thërrmuese, ndërsa kanë humbur jetën gjithsej katër civilë prej të cilëve, dy mësues dhe një nxënës.

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Assadit dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani, kanë kryer sulme tokësore në qendrën e qytetit Idlib.

Në sulm katër shkolla kanë qenë shënjestër e bombardimeve.

Sipas informacionit të marrë nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardhë) në sulm kanë humbur jetën katër civilë prej të cilëve dy mësues dhe një nxënës.

Në pamjet të cilat AA i ka incizuar në njërën nga shkollat mund të shihen gjurmë gjaku dhe kapsulat e bombave të shpërthyer.

Sipas observatorit ajror të opozitës, avionët luftarakë rusë edhe gjatë ditës kanë sulmuar qendrën e qytetit Idlib.

Në sulmet në fjalë të regjimit të Assadit dhe Rusisë janë plagosur 12 civilë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb