TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu akuzon qeverinë për fshehjen e të dhënave të COVID, konkretisht numrit të vdekjeve.

Shehu deklaron se regjimi i Tiranës mori mësimet e Pekinit dhe se Shqipëria ka humbur mbi 22 mijë jetë prej fiimit të 2020 si pasojë e keqmenaxhimit të COVID.

Ai thekson se si në Kinë shkaku real i vdekjes Covid, u zëvendësua me diagnozat shoqëruese ose komplikacionet.

POSTIMI I PLOTË
Regjimi i Tiranës nën “mësimet” e Pekinit fshehu të dhënat Covid?!
E kam theksuar që në atë periudhë, shkaku i vdekjes Covid zëvendësohej me atë të sëmundjeve shoqëruese apo të komplikacioneve në dokumentet zyrtare.
Regjimi më akuzoi për disinformim!
Por gënjeshtra gjithmonë i ka “këmbët e shkurtra”.
Në fund të vitit “vdekjet plus” nuk mund t” fshiheshin.
Shqipëria si pasojë e keq menaxhimit Covid ka humbur mbi 22 mijë jetë, prej fillimit 2020, disa herë më e lartë kjo se të dhënat zyrtare epidemiologjike.
Duke zënë kështu vendin e tretë në botë për frymë popullsie.
Edhe për humbjet e mjekëve po kështu, humbëm 50 kolegë.
Dhe diferenca me të dhënat operative zyrtare ishte falë mosvendosjes së shkakut real të vdekjes Covid, por zëvendësimit të tij me diagnozat shoqëruese ose të komplikacioneve.
Taktikë kjo e përdorur edhe në Kinë në bazë të dokumenteve zyrtare të dala, por jam i bindur, edhe në vendet e tjera autokratike ka ndodhur.
Tjetërsohej shkaku i vdekjes…
Unë nuk jam i sigurt për origjinën e kësaj “taktike” të rrezikshme.
Rilindja jonë e huazoi nga Kina, apo Kina nga Tirana?!
Apo ishte një “manual”, që qarkullonte në fshehtësi midis vendeve e regjimeve autokratike!
Pa dyshim këto regjime, në mënyrë të dukshme apo të padukshme kanë komunikimet e tyre.
Sepse i përkasin të njëjtës “familje” në politikë, afinitete, mentalitet, qëllime…
Dhe të jeni i bindur se tashti që Rama nën mësimet e Vuçiç hoqi dhe vizat për qytetarët kinezë…
Këto lidhje, influenca, kjo aleancë me Kinën, si pjesë e bashkësisë autokratike ku ky regjim ka futur dhe vendin tonë, do të “çelikosen”!

Tritan Shehu
Tritan Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb