Një lajm i keq vjen nga Irani ku sporti është ngritur hapur kundër regjimit vendas, por me pasoja tragjike. Mediat atje bëjnë të ditur se pasi dënoi me 26 vite burg futbollistin Amir Nasr Azadani, sepse mori pjesë në protestat popullore, regjimi iranian ka ekzekutuar me varje një sportist dhe trajnerin e e tij.

Mohamad Mehdi Karami, një kampion kombëtar dhe pjesëmarrës në shumë turne ndërkombëtare në sportin e karatesë, është arrestuar në dhjetor dhe është ekzekutuar me varje, pasi bashkë me trajnerin Sejed Mohamad Hoseini, janë akuzuar se kanë vrarë një anëtar të trupave paramilitare Basij më 3 nëntor.

Gjyqi i Karami u zhvillua pa praninë e avokatit të tij teksa u dha dënimi me vdekje që është zbatuar këto ditë, duke varur atë dhe trajnerin 20-vjeçar i cili ishte vullnetar dhe stërviste fëmijët falas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: