Një revolucion i 1800-ës në Austri bëhet zanafilla e një dokumentari të Johannes Gierlinger, që hulumton idetë që patën gjenezën në të, politikat e përballjen e austriakëve me të shkuarën. Dokumentari i tij “Të ardhmet e së shkuarës” është një reflektim poetik e politik mbi ndikimin e revolucioneve dhe ideve që i tejkalojnë. Nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut regjisori Gierlinger, pyet nëse duhet t’i mbrojmë arritjet e së shkuarës nga e tashmja

“Është një pikë e rëndësishme e historisë së Austrisë. Vetë revolucioni dështoi, por idetë e tij mbi lirinë e shtypit e lirinë e shprehjes mbijetuan. Nga e tashmja pyesim për atë ngjarje, si luftojmë për idetë dhe si duhet t’i mbrojmë këto ide vazhdimisht nga ndryshimet shoqërore dhe sidomos nga politika”

Teksa i referohet asaj që e sheh si histori brutale dhe të errët të nacionalsocialistëve në Austrinë e Luftës së Dytë Botëore dhe krimeve naziste, ai kujton se diskutimi për të u bë shumë vonë, çka duhet të na shërbëjë sot për vigjilencë.

“Siç e dimë, në Europë sistemet po ndryshojnë dhe ide të ngjashme po shfaqen herë pas here. Ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse gjërat rishfaqen, mbase jo fiks me të njëjtat efekte, por me të njëjtat metoda, si propaganda”.

Ai beson se artistët mund të ndihmojë duke parë të shkuarën dhe duke e ridiskutuar atë, sepse e shkuara është gjithnjë e pranishme dhe duhet trajtuar gjithnjë për të rritur ndërgjegjësimin. Gierlinger po punon ndërkaq në një dokumentar për Shqipërinë dhe të shkuarën.

“Shqipëria si shumë vende, ka një të shkuar që nuk është e diskutuar. E shkuara është tragjike, dokumentari ime e sheh këtë të shkuar nga sytë e të rinjve, që nuk e kanë jetuar në atë kohë por jetojnë me pasojat e saj. Dhe përmes saj shohim edhe nga e ardhmja”.

Filmat e Gierlinger vijnë si një ese politiko-filozofike, duke marrë shkas edhe nga idetë e Walter Benjamin dhe duke ripropozuar fort memorien kolektive, rezistencën dhe përballjen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb