TIRANE

“Gjurmët e kohës”, një film-dokumentar kushtuar regjisorit të njohur, Kujtim Gjonaj, në 50-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike. Një jetë dedikuar filmit, mbi 200 filma dokumentarë; artistikë dhe vizatimorë si regjisor, skenarist dhe producent, por edhe shumë çmime, tituj e vlerësime.

Shoqata kulturore “Labëria” e vlerësoi regjisorin Gjonaj me titull si personalitet i shquar i Labërisë, për veprimtarinë e pasur kinematografike, si personalitet i regjisurës, i filmit dokumentar shqiptar, për arritje të shquara brenda dhe jashtë vendit, për vlerat e spikatura dhe për krijimtarinë në të gjithë treguesit e punës, në këtë gjysmë shekulli të krijimtarisë së tij.

Në morinë e shumë titujve të marrë gjatë gjithë këtyre viteve, titullin nga shoqata Labëria, regjisori Gjonaj e konsideron mjaft të veçantë. Edhe pas 50 vitesh, Gjonaj do të vijojë t’i sjellë spektatorit, në ekranin e madh dhe të vogël, artin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb