Regjisorja kandidate për Çmimin Oscar, Greta Gerwig, do të drejtojë aktoren Margot Robbie në një film të ri joanimacion, i bazuar te kukulla e famshme Barbie.

Më parë, ishte njoftuar se Gerwig do të shkruante skenarin për filmin live-action, një projekt i përbashkët midis Warner Bros dhe Mattel, prodhuesit të Barbie-t.

Duke folur për British Vogue, Robbie, dy herë kandidate për Oscar, zbuloi se “përfshirja e Gerwig me filmin është shtrirë deri në marrjen e karriges së regjisorit”.

“Barbie, që u prezantua në 1959, vjen me shumë bagazh dhe shumë lidhje nostalgjike”, tha aktorja australiane.

“Por me këtë vijnë shumë mënyra emocionuese për ta sulmuar atë”.

Zakonisht, njerëzit dëgjojnë” Barbie “dhe mendojnë “Unë e di se si do të jetë ai film” dhe më pas, kur dëgjojnë se po e shkruan dhe do ta drejtojë Greta Gerwig, atëherë ndryshojnë “Epo, mbase nuk e di se si do të jetë…”.

Sipas Variety, Gerwig ka firmosur zyrtarisht për të drejtuar filmin dhe produksioni do të zhvillohet në Londër, në fillim të vitit të ardhshëm.

Producentët thuhet se synojnë një prezantim të tij në vitin 2023.

Gerwig, 37 vjeçe, është një aktore dhe regjisore e mirënjohur.

Ajo u kandidua për “Regjisori më i mirë” dhe “Skenari më i mirë origjinal” për dramën “Lady Bird”.

Gerwig mori vlerësime për “Përshtatja më e mirë e një skenari” me “Little Women” të vitit 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: