Përfaqësuesi ligjor i grupit Alibeaj, Indrit Sefa deklaroi sot se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve konfirmoi ankimimin e tyre se Komisioneri është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën e PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor.

Sipas tij, komisioneri ka bërë shpërdorim detyre.

“Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore. Këto afate janë përcaktuar qartë, i bëj thirrje komisionerit që në një kohë sa më të shkurtër që të marrë përsipër kërkesat e PD-së. Çdo moment që kalon është një shkelje e të drejtave ligjore. I bëj thirrje të mos vonojë, të regjistrojë PD si subjekt ligjor. Të merren masa të menjëhershme. Dokumentacioni jonë është i plotë, interpretimet janë personale”, tha Sefa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb