Nga Rashela Shehu

TIRANE – Fëmijët nuk do të regjistrohen në kopshte dhe shkolla pa i kryer të gjitha vaksinat e detyrueshme. Afati i regjistrimit paraprak mbyllet me 30 qershor, ndërkohe Drejtoria Arsimore e Tiranes njofton që të mbahet parasysh regjistrimi i fëmijëve në kopshtet dhe shkollat që jane ne zonën e tyre të banimit.

Fëmijët duhet të kenë kryer vaksinat e detyrueshme ose nuk do të pranohen në kopshte. Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë kohë për regjistrimin e fëmijeve në kopshtet publike te Tiranës, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tirane, Arjola Byzyka qartëson edhe njëherë kushtet që duhet të plotësohen në fazën paraprake të regjistrimit.

Po çfarë ndodh me fëmijët që nuk regjistrohen brenda 30 qershorit?

Faza paraprake e regjistrimit mbyllet me 30 qershor edhe për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Prindërit e tyre duhet te dorëzojnë certifikatën e lindjes dhe vërtetimin e vaksinave pranë shkollës së zonës ku ata banojnë. Fundi i muajit gusht dhe shtatori janë përcaktuese për regjistrimin final të nxënësve.

Regjistrimet do të lejohen vetëm sipas vendbanimit, çka do të thotë se prindërit duhet të paraqiten për të regjistruar fëmijën në kopshtet që i përkasin njësisë së tyre të banimit, dhe jo preferencave

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: